Del Piero: Juve nuk gaboi me transferimin e Ronaldos, problemi ishte dështimi i skuadrës që të zhvillohej përreth superyllit

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka dhënë një intervistë të gjatë për La Gazzetta dello Sport duke folur për ndryshimet që kanë ndodhur së fundmi në klubin e tij të dikurshëm.

Natyrisht se kryetemë mbetet largimi i Cristiano Ronaldos dhe pasi sqaroi se ishte dëshira e portugezit për t’u larguar, ish-kapiteni ka thënë se Zonja e Vjetër nuk gaboi para tri vitesh kur e transferoi 36-vjeçarin nga Real Madridi.

“Ronaldo është një kampion dhe ai duhej transferuar. Përkundrazi, problemi ishte dështimi i skuadrës që të zhvillohej përreth superyllit”.

VIDEO:

(Foto: Twitter/Real Madrid)

“Shpesh i kemi gjykuar paraqitjet e Cristianos pothuajse të palidhura me ato të Juventusit dhe është simptomatike për diçka që nuk funksionon”.

Del Piero: Ronaldo nuk deshi të qëndronte, Allegri nuk bën mrekulli Del Piero: Ronaldo nuk deshi të qëndronte, Allegri nuk bën mrekulli

“Rezultatet në Evropë nuk kanë qenë në nivelin e duhur, por nëse mendojmë se (Manchester) City nuk e ka fituar akoma një Ligë të Kampionëve, e kuptojmë se investimet nuk janë gjithmonë sinonim i fitores”, ka thënë Del Piero.

Ai më tej ka theksuar se Juventusi ka akoma skuadër konkurruese dhe ka veçuar Paulo Dybalan si lojtarin që pritet të shkëlqejë në vijim. /Telegrafi/

The post Del Piero: Juve nuk gaboi me transferimin e Ronaldos, problemi ishte dështimi i skuadrës që të zhvillohej përreth superyllit appeared first on Telegrafi.