Dembele ka shënuar një supergol ndaj Sevillës

Ousmane Dembele sapo ka shënuar një supergol për Barcelonën në ndeshjen ndaj Sevillas, duke ia kujtuar tifozëve se sa i talentuar është ai.

Blaugranat mbyllen pjesën e parë të ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Copa del Rey me epërsi 1-0, pasi kishin nevojë për një paraqitje të madhe këtë mbrëmje, duke e ditur humbjen 2-0 në ndeshjen e parë.

VIDEO:

Kjo paraqitje ka ardhur gjatë pjesës së parë, pasi i janë dashur vetëm 12 minuta për të gjetur golin me anë të një goditje brilante nga Dembele.

Sulmuesi francez bëri disa lëvizje të mira jashtë zonës përpara se ta lëshonte një ‘raketë’ në drejtim të portës së Sevillës.

Goditja e tij ishte shumë e fortë dhe përfundoi në rrjetë, pasi asnjë portier në futbollin botëror nuk do ta arrinte atë, dhe jo vetëm Tomas Vaclik.

Tifozët kanë reaguar ndaj golit të bukur dhe ky është lloji i paraqitjet që ata duan të shohin rregullisht nga Dembele. /Telegrafi/

The post Dembele ka shënuar një supergol ndaj Sevillës appeared first on Telegrafi.