Dëmet e mëdha në kryeqytet nga reshjet, ende nuk dihet bilanci i tyre

Demet ne kryeqytet

Ekipet e “Hortikulturës” në koordinim me Drejtorinë e Parqeve në komunën e Prishtinës që nga orët e hershme të mëngjesit janë në terren duke sanuar dëmet nga reshjet e mbrëmshme.

VIDEO:

“Ashtu siç kemi njoftuar, ekipet emergjente të Komunës në koordinim me drejtoritë përkatëse dhe kompanitë publike janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet për sanimin e dëmeve dhe për të ju dalë në mbështetje qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Ndërsa s ai përket dënimit të shkaktuar nga këto reshje, bëhet e ditur se me kohë do të njoftohen qytetarët rreth tyre.

“Ne do të ju njoftojmë me kohë rreth dëmeve dhe intervenimeve të kryera, sapo të pranojmë raportet finale nga terreni”.