Dënohet shtetasi malazez për incidentin në Gazimestan

Shtetasi malazez, Risto Jovanoviq, është gjobitur të mërkurën me 6,700 euro nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për “nxitje të urrejtjes dhe mostolerancës kombëtare dhe fetare”.

Lajmi është bërë i ditur nga Gjykata Themelore në Prishtinë përmes një njoftimi për media.

“I akuzuari R.J. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajsh burgim, duke filluar nga data e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, konform nenit 79 të KPRK-së koha e kaluar në paraburgim i llogaritet në kohëzgjatjen e dënimit me burg, konform nenit 44 të KPRK-së, me pëlqimin e të pandehurit gjykata i zëvendësoj dënimin me burgim me dënim me gjobë, ashtu që për pjesën e mbetur të dënimit të paguaj shumën prej 6700 € (gjashtë mijë e shtatëqind euro) gjobë. Të akuzuarit R.J. gjykata i shqiptoj edhe dënimin plotësues ku urdhërohet dëbimi i të pandehurit R.J. nga territori i Republikës së Kosovës në kohëzgjatje prej 5 vite. Kohëzgjatja e dëbimit llogaritet nga dita kur ky akgjykimi merr formën e prerë.

VIDEO:

Arrestimi i shtetasit malazez në Gazimestan, a u lëkunden raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi? Arrestimi i shtetasit malazez në Gazimestan, a u lëkunden raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi?

I akuzuari, R.J.me datë 28.06.2021 rreth orës 14:00, në fshatin Mazgit, Komuna e Obiliqit, në vendin tek monumenti i “Gazimestanit”, me dashje dhe planifikim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim në mes të grupeve etnike dhe fetare që jetojnë në territorin e Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që gjatë manifestimit të përvjetorit të njohur si “Vindov Dan”, publikisht dhe në prezencën e numrit të konsiderueshëm të qytetarëve, ka brohoritur fjalët “vrite shqiptarin”, “ Kosovën do ta lajm me gjak”, “Kosova është Serbi”, ndërsa para gazetarëve dhe medieve të pranishme ka deklaruar “ … kur kthehem djathtas, ku shoh shqipëtarët, atyre do tu vie ngusht, për neve do jetë më mire … me çka ka përhapur publikisht urrejtje duke rrezikuar prishjen e rendit publik dhe me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale, Nxitje e përçarjes dhe e mos durimit nga neni 141 par.1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate./Telegrafi/

 

The post Dënohet shtetasi malazez për incidentin në Gazimestan appeared first on Telegrafi.