Deputetët e LDK-së kërkojnë sqarime, rezoluta e prezantuar nga Kurti mban firmën e Mimoza Kusarit

<!–

–>

VIDEO:

Propozim-rezoluta e prezentuar nga Kurti mban firmën e Mimoza Kusari-Lilës, deputetët e LDK-së kërkojnë sqarime

Nënkryetari i Kuvendi të Kosovës nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala, e ka pyet kryeministrin Albin Kurti se pse rezoluta e propozuar është e nënshkruar nga shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

“Po e pyes kryeministrin a është projekt rezolutë projekt propozim i Qeverisë, sepse në fund të tekstit është emri i shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka pyetur Kujtim Shala.

Kurti është përgjigjur, duke thënë se rezoluta është e të dyve dhe se s’dallojnë asnjë pik në qëndrim.

“Është edhe e imja edhe grupit parlamentar, dhe kemi vënë firmën e njërit, pikërisht që të mund të diskutohet me grupet parlamentare, për versionin final”, ka thënë Kurti.