Deputetët e LDK’së ia mësyjnë sallës së Kuvendit për seancën e sotme

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot, ku pritet të votohet përbërja e Komisioneve Parlamentare.

VIDEO:

Në seancën ishte parapar të fillojë në ora 10:00, ku pritet të shqyrtohet Propozim-vendimi për formimin e komisioneve parlamentare.

Në fotografitë që T7 ka bërë në hollin e Kuvendit të Kosovës shihet se tashmë ka filluar hyrja e deputetëve, ku disa deputetë të LDK-së janë parë duke hyrë në sallën ku do të mbahet seanca e Kuvendit.

Po ashtu në këtë seancë do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës, si dhe pyetje parlamentare.

Për shkak të situatës pandemike, mediet nuk do të lejohen të qëndrojnë në seancë, por vetëm në hollë të Kuvendit.