Deputetët e LVV-së që nuk dinë ta shkruajnë fjalën “shqiptar”

deputetet

Disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje s’kanë ditur që ta shkruajnë fjalën “shqiptar”, në Formularin për Broshurën Parlamentare.

VIDEO:

Bëhet fjalë për deputetët: Milazim Salijaj, Luan Aliu, Alban Hyseni, Adriana Matoshi, Gani Krasniqi, Gramos Agusholli, Fitim Haziri, Enver Dugolli dhe Jetmire Vrenezi.

Asnjë prej këtyre deputetëve s’ka ditur ta shkruajë këtë fjalë.

Në formularët e publikuar nga Kallxo.com, shihet se në përshkrimin e kombësisë, disa e kanë shkruar “shqipëtar”, “shqipëtarë” apo edhe “shqiptarë”.

Ndryshe, regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i obligon ata që të plotësojnë pak të dhëna personale në Formularin për Broshurën Parlamentare.

Aty kërkohen emri e mbiemri, kombësia, datëlindja, vendlindja, statusi civil, partia të cilës i përket deputeti, arsimimi, njohja e gjuhëve të huaja, aktivitetet e deritashme të deputetit dhe të dhënat e kontaktit.