Deputeti i PDK-së: Turp për Kosovën të përfaqësohet nga Gërvalla

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, deklaroi të martën se është turp për Kosovën të përfaqësohet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sipas të cilit ajo nuk e ka të qartë rolin e saj, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Beqa ka shkruar se Gërvalla duhet ta ngris imazhin e Kosovës, e jo ta paraqes atë si vend të paaftë.

VIDEO:

Reagimi i tij ka ardhur pas publikimit të një deklarate të para disa vitesh të Donika Gërvallës, ku thoshte se do të dërgojë materiale në Hagë, posa të formohet Gjykata Speciale.

“Turp i madh për Kosovën të përfaqësohet nga një nivel i tillë që nuk e kupton rolin e vet, nuk e ka të qartë a e përfaqëson Kosovën për ta ngritë imazhin e saj, apo është në garë me Serbinë se kush më shumë po e paraqet Kosovën si vend të pa aftë për të funksionuar si Shtet. TURPI NUK KA KUFI!”, ka shkruar deputeti i PDK-së.

Ndërkohë, nga PDK-ja gjatë ditës së sotme kanë kërkuar edhe shkarkimin e Gërvallës, apo dorëheqjen e saj./Insajderi.com