Deputetja shqiptare në Kroaci: Nuk kam marrë konfirmim zyrtar nga presidenti për garancën për lirimin e të akuzuarve nga Haga

Deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka demantuar lajmin se Kroacia ka dhënë garancë për lirimin me kusht të Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahën në paraburgim në Hagë.

Ajo ka deklaruar se Zyra e Presidentit të Kroacisë nuk e ka konfirmuar ende se do të garantojë për mbrojtjen e Thaçit dhe të tjerëve.

VIDEO:

“Kroacia dhe Zyra e Presidentit nuk e ka konfirmua që do të garantojnë për mbrojtjen e eproreve ushtarak konkretisht për z. Thaçin dhe z. Veselin. Kroacia është e gatshme t’i ndihmojë Kosovës, por nuk ka garancion dhe kaucion ende”, thuhet në demantin e saj.

Lekaj-Përlaskaj në emisionin “Frontal” ka bërë me dije se Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë do të zhvillojë vizitë të enjten në Prishtinë.

“Një raportim që kam kërkuar nga zyra e presidentit kroat, ende nuk është dhënë asnjë kumtesë zyrtare. Jam në bisedime me shefin e kabinetit të presidentit…Mundësia ekziston që Kroacia të jap një garancë të tillë, por nuk kemi asgjë zyrtare që Kroacia ka ofruar deri më tani…Besoj që Kroacia ka disponim dhe të enjten do të jem në Prishtinë në vizitë me Ministrin e Punëve të Jashtme”, ka thënë ajo./Insajderi.com