Derbi i Milanos për vendin e parë në Serie A, formacionet zyrtare

Milan dhe Inter do të luajnë derbin e qytetit në kuadër të xhiros së 23-të në Serie A.

Dy skuadrat e qytetit si rrallë herë më parë në vitet e fundit janë duke luftuar për titullin e kampionit.

Rossonerët në këtë takim vijnë pas humbjes befasuese 2-0 në udhëtim te Spezia.

VIDEO:

Ndërkohë Interi vjen në këtë sfidë pas triumfit 3-1 ndaj Lazios, triumf që i mundësoi edhe kryesimin në Serie A.

Pas 22 javëve në Serie A, Inter zë vendin e parë në tabelë me 50 pikë, derisa Milani ka një më pak në vendin e dytë.

Formacionet zyrtare:

Milan: Donnarumma, Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez, Franck Kessie, Tonali, Saelemakers, Calhanoglu, Rebic, Ibrahimovic.

Inter:  Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni,  Hakimi, Perisic, Barella, Brozovic, Eriksen, Lukaku, Lautaro. /Telegrafi/

The post Derbi i Milanos për vendin e parë në Serie A, formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.