Detaje nga Policia/ Kjo është gjendja e dy të miturve që u therrën me thikë në Obiliq

detaje

Një përleshje ka ndodhur mesditën e së martës në Obiliq, ku si pasojë, dy të mitur janë therur me thikë dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

VIDEO:

Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar gjashtë persona, në mesin e tyre tre të mitur.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ende nuk dihen motivet që kanë çuar deri te përleshja dhe therja me thikë e dy të miturve.

“Obiliq 11.01.2022-14:18. Janë arrestuar gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovarë, tre (3) prej tyre të mitur, pasi që të njëjtit për motive (ende) të panjohura kanë sulmuar fizikisht me mjete të mprehta-thika, dy viktimat meshkuj kosovarë-të mitur, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktimat, janë dërguar për tretman në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e rëndë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar;  tri (3) thika, një (1) shufër metali, dhe një (1) boks hekuri. Të dyshuarit, pas intervistimit me urdhër të prokurorit, të gjithë (6) janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia.