Detaje nga policia për rrëzimin e fëmijës në QKUK

Detaje

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e rrëzimit të fëmijës në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.

VIDEO:

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 11:30.

“Rreth orës 11:30, është pranuar informata se një fëmijë është rrëzuar nga shkallët e një klinike  në QKUK, dhe i njëjti ka marrë lëndime trupore”, ka thënë Borovci.

Ai ka shtuar se në kohën e rrëzimit fëmija nuk ka qenë i shtrirë në klinikë por ka qenë me prindin e tij në vizitë të një familjari.

“Aktualisht fëmijës është duke i’ u ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor në klinikën përkatëse, përderisa nga ana tjetër po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, u shpreh Borovci për Telegrafin.