Dhunohet seksualisht një grua në Prizren

Një grua nga Prizreni ka raportuar të hënën në polici është dhunuar seksualisht nga një person, njofton Insajderi.

Sipas policisë, ngjarja kishte ndodhur në mars të këtij viti.

VIDEO:

“Viktima femër kosovare me 03.05.2021 ka raportuar se në kohën e cekur (nuk dihet data e saktë) i dyshuari mashkull kosovar, ka kryer marrëdhënie seksuale me të kundër dëshirës së saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin./Insajderi.com