Dhurata Dora lajmërohet nga ‘parajsa’ shfaqet si engjull

Artistja shqiptare, Dhurata Dora, ka nisur prej disa ditësh pushimet në ishujt Maldive.

Udhëtimin përrallor është duke e shijuar me grimerin Arbër Bytyqi, me të cilin përveç anës profesionale ruan raporte shumë të mira.

Derisa po qëndron larg aktiviteteve të zakonshme, krijuesja e hitit “Zemër” ka azhurnuar fansat me disa imazhe të reja.

VIDEO:

Në një të fundit të ndarë ditën e sotme (e martë), 28 vjeçarja shfaqet në formë të mrekullueshme në një fustan të bardhë.

Veshja ndërkohë i është besuar kreatores nga Prizreni, Lena Berisha, e cila njëkohësisht qëndron prape shumë dukjeve të artisteve botërore.

“Mund të më gjesh aty ku muzika takon oqeanin”, shtoi ajo.

Sidoqoftë, Dhurata mes tjerash ka vënë në pah pamjen natyrale duke pozuar pa makijazh.

Dora në anën tjetër pas “Harrom” nuk ka lansuar ndonjë projekt tjetër të ri muzikor.