Digjen rreth 20 hektarë mal në fshatrat e Podujevës dhe Prizrenit

LAJMI I FUNDIT

Një pjesë e malit prej rreth 10 hektarësh është përfshirë nga zjarri në fshatërat Vërmicë-Shkozë të Prizrenit.

VIDEO:

Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është shuar nga njësitë e zjarrfikësve me ndihmën e disa banorëve.

Kurse, në fshatin Terrinavë të Podujevë është raportuar se është përfshirë nga zjarri një pjesë e malit prej disa hektarësh dhe një pjesë hamullore prej rreth 10 hektarësh.

Njësitë policore, eksperti i zjarrit dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është shuar nga njësitë e zjarrfikësve me ndihmën e disa banorëve. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.