Diplomati rus i akuzuar për spiunazh largohet nga Bullgaria

ambasada ruse

Njëri nga dy diplomatët rusë, të cilët Bullgaria i shpalli persona non grata për shkak të akuzave të spiunazhit më 23 mars, u largua nga vendi, njoftoi sot ambasada ruse në Bullgari.

VIDEO:

“Një tjetër diplomat rus, i cili më parë ishte diagnostikuar me koronavirus, u shërua dhe u largua nga territori i Bullgarisë sot,” tha një zëdhënës i ambasadës, siç raportohet nga agjencia ruse TASS.

Më 23 mars, Ministria e Jashtme e Bullgarisë shpalli dy diplomatët në ambasadën ruse në Sofje si persona të padëshiruar dhe u dha atyre 72 orë kohë për të lënë vendin për shkak të aktiviteteve që të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik.

Ambasada ruse njoftoi se “e konsideron të pabazuar vendimin e palës bullgare”.

Prokurorët e Republikës së Bullgarisë njoftuan më 19 mars se një grup prej gjashtë zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarëve të Ministrisë kombëtare të Mbrojtjes dhe inteligjencës ushtarake ishin arrestuar nën dyshimin e spiunimit për Rusinë.

Operacioni u krye me mbështetjen e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.