Disa minuta pasi vdiq e moshuara nga coronavirusi – infermierja britanike i mori kartën për të blerë pije nga një makinë shitëse në spital

Një punonjëse e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) është ‘kursyer’ nga burgu pasi përdori kartën bankare të pacientes së vdekur nga coronavirusi, për të blerë çipsa, ëmbëlsira dhe pije të gazuara nga një makinë shitëse në spital vetëm 17 minuta pasi 83-vjeçarja vdiq për shkak të virusit.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, Ayesha Basharat, 23-vjeçare, e përdori kartën bankare të gruas për të bërë gjashtë blerje me 1 funt në një makinë shitëse në Birmingham Heartland Hospital më 24 janar.

VIDEO:

Asistentja e kujdesit shëndetësor më pas bëri një blerje tjetër me 1 funt atë mbrëmje, përpara se të provonte përsëri dy herë kur u kthye në punë katër ditë më vonë – që deri atëherë, karta ishte anuluar, tha policia.

Policia e West Midland tha se Basharat u arrestua gjatë ndërrimit të saj në Ward One dhe ishte në posedim të kartës së viktimës. /Telegrafi/

The post Disa minuta pasi vdiq e moshuara nga coronavirusi – infermierja britanike i mori kartën për të blerë pije nga një makinë shitëse në spital appeared first on Telegrafi.