Disa persona e rrëmbejnë dhe e rrahin komedianin shqiptar ‘live’ në Instagram

Kozak Braçi, i njohur si mbreti i “Instagramit” është rrëmbyer nga disa persona dhe më pas shihet teksa është rrahur nga ta dhe është filmuar drejtpërdrejt në Instagram.

Rrëmbimin e tij e kanë raportuar në polici familjarët e Kozak, teksa forca të shumta të policisë janë vënë menjëherë në lëvizje.

VIDEO:

Në rrjetet sociale qarkullon një video, ku Kozak shihet në një veturë me disa persona të tjerë, të cilët e godasin, e shajnë dhe e detyrojnë të thotë fjalë banale.

Raportohet se Kozak është marrë nga shokët e një reperi kundërshtar, që ai e shante në rrjetet sociale.

Ata e kanë futur me forcë në veturën e tyre, sapo ka zbritur nga një taksi.

[embedded content]

Nuk ka kaluar as një muaj që kur Kozak Braçi ka raportuar në polici për një shpërthim me lëndë plasëse që pretendon se ishte vënë në pallatin ku jeton ai në Tiranë, të cilin e cilësoi si kërcënim ndaj tij.

Mirëpo, pas veprimeve hetimore rezultoi se nuk bëhej fjalë për shpërthim, por kishte qenë një kapsollë me lëndë piroteknike, e konfirmuar kjo edhe nga eksperti anti-eksploziv dhe nuk kishte shkaktuar asnjë dëm material. /Insajderi.com