Disfata ndaj Chelseat është më e thella për Juventusin që nga viti 2004

Juventusi pësoi humbje 4-0 në udhëtim te Chelsea në rrethin e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Zonja e Vjetër e kishte fituar përballjen 1-0 në Torino, por në Londër ata u shpartalluan nga The Blues.

Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve shkaktoi ‘trazira’ me golat e Trevor Chalobah, Reece James, Callum Hudson-Odoi dhe Timo Werner.

Allegri thotë se Juventusi ishte i kufizuar ndaj Chelseat Allegri thotë se Juventusi ishte i kufizuar ndaj Chelseat

VIDEO:

Ky ishte një poshtërim për Juventusin, i cili nuk kishte humbur me katër gola të pastër në të gjitha garat që nga disfata 4-0 në Serie A nga Roma në shkurt të vitit 2004.

Përveç kësaj, Biankonerët pësuan po ashtu edhe humbjen më të thellë ndonjëherë në garën më të madhe për klube në Evropë.

Juventusi është tashmë i kualifikuar në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, por që ende ka shanse që të luftojë për vendin e parë.

Tuchel tregon se si Chelsea arriti ta shpartallonte Juventusin Tuchel tregon se si Chelsea arriti ta shpartallonte Juventusin

Ata duhet të fitojnë ndaj Malmos dhe Chelsea të mposhtet nga Zeniti, ose të shënojnë dy e më shumë gola.

Blutë janë lider i Grupit H me 12 pikë, po aq sa ka edhe skuadra italiane, Zeniti me katër dhe Malmo me një. /Telegrafi/

The post Disfata ndaj Chelseat është më e thella për Juventusin që nga viti 2004 appeared first on Telegrafi.