‘Dita e Kiametit’ – diplomati amerikan thotë se SHBA dhe Kina po e afrojnë këtë ditë me teknologjinë e avancuar të tyre

Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë duke iu afruar “Ditës së Kiametit” për shkak të progresit teknologjik, vlerësoi ish-Sekretari i Shtetit, Henry Kissinger dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë në administratën e Presidentit Republikan të SHBA-së, Richard Nixon.

Kissinger vuri në dukje fuqinë ushtarake dhe ekonomike të Kinës, shprehu pikëpamjen se marrëdhëniet e tensionuara ndërshtetërore janë problemi më i madh në botën moderne dhe paralajmëroi se tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit janë “problemi më i madh global” që mund të përhapet në botë dhe të sjellë për njerëzimin kataklizma në rast të një konflikti midis këtyre dy superfuqive teknologjike, njoftoi e përditshmja londineze The Guardian.

Politikani 98-vjeçar amerikan dhe eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësoi se potenciali ekonomik, ushtarak dhe teknologjik i dy superfuqive do të fshihte më shumë rreziqe sesa ishte gjatë Luftës së Ftohtë midis SHBA dhe Bashkimit Sovjetik.

VIDEO:

Diplomati veteran 97-vjeçar gjithashtu tha se tensionet SHBA-Kinë kërcënojnë të gllabërojnë të gjithë botën dhe mund të çojnë në një përplasje midis dy gjigantëve ushtarakë dhe teknologjikë.

Ai u bëri thirrje elitave të politikës së jashtme të SHBA-së që të bashkohen në qasjen e tyre ndaj sfidës së Kinës.

Ai tha se ndërsa armët bërthamore ishin tashmë mjaft të mëdha për të dëmtuar të gjithë globin gjatë luftës së ftohtë, përparimet në teknologjinë bërthamore dhe inteligjencën artificiale – ku Kina dhe SHBA janë të dy udhëheqës – kanë shumëfishuar kërcënimin e “Ditës së Kiametit”.

“Për herë të parë në historinë njerëzore, njerëzimi ka aftësinë të shuhet në një periudhë të caktuar kohore”, tha Kissinger.

“Ne kemi zhvilluar teknologjinë e një fuqie që është përtej asaj që dikush imagjinon edhe 70 vjet më parë.

“Dhe tani, çështjes bërthamore i shtohet çështja e teknologjisë së lartë, e cila në fushën e inteligjencës artificiale, në thelb të saj bazohet në faktin se njeriu bëhet partner i makinerive dhe se makineritë mund të zhvillojnë gjykimin e tyre”.

Lufta e ftohtë midis SHBA dhe Bashkimit Sovjetik gjatë dekadave pas luftës së dytë botërore ishte më një-dimensionale, e përqendruar në konkurrencën e armëve bërthamore, tha Kissinger, një nga mendimtarët kryesorë strategjikë të gjashtë dekadave të fundit.

“Bashkimi Sovjetik nuk kishte kapacitet ekonomik. Ata kishin kapacitet teknologjik ushtarak”, tha ai. “[Ata] nuk kishin kapacitet teknologjik zhvillimor siç ka Kina. Kina është një fuqi e madhe ekonomike përveç që është një fuqi e konsiderueshme ushtarake”.

Kissinger tha se politika e SHBA-së ndaj Kinës duhet të marrë një qasje të dyfishtë: të qëndrojë e vendosur mbi parimet e SHBA për të kërkuar respektin e Kinës, duke mbajtur një dialog të vazhdueshëm dhe duke gjetur fusha të bashkëpunimit.

“Unë nuk jam duke thënë se diplomacia do të çojë gjithmonë në rezultate të dobishme”, tha ai. “Kjo është detyra komplekse që kemi … Askush nuk ka arritur ta bëjë atë plotësisht”.

Prezantimi i Kissinger në një simpozium mbi çështjet aktuale globale në Forumin Sedona të Institutit McCain përkon me një deklaratë të Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin i cili paralajmëroi se “mënyra se si do të bëhet lufta tjetër e madhe do të jetë krejtësisht e ndryshme nga gjithçka që ndodhi në luftërat deri tani”. /Telegrafi/

The post ‘Dita e Kiametit’ – diplomati amerikan thotë se SHBA dhe Kina po e afrojnë këtë ditë me teknologjinë e avancuar të tyre appeared first on Telegrafi.