Dita e Paqes, e hëna ditë pushimi në shkolla

Dita e hënë e 14 qershorit do të jetë pushim në të gjitha institucionet edukative arsimore të arsimit parauniversitar, njofton Insajderi.

VIDEO:

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit, që të premten (11 qershor 2021), në të gjitha shkollat fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, ora e parë e mësimit t’i kushtohet 12 qershorit – Ditës së Paqes.

“Po ashtu, MAShTI inkurajon shkollat që në kuadër të aktiviteteve të tyre, me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër punës së fëmijëve, gjatë kësaj dite, të përfshijnë edhe aktivitete vetëdijesuese kundër formave të rënda të punës së fëmijëve, dëmit, pasojave në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës, si dhe raportimit drejt institucioneve përgjegjëse”, thuhet në kumtesë./Insajderi.com