Ditë zie nesër në Kosovë për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

<!–

–>

VIDEO:

Ditë zie nesër do të jetë në Kosovë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën ditë zie shtetërore për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari.

Kështu u bë e ditur përmes një komunikate të ZKM-së, raporton Gazeta Express.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të legjislacionit në fuqi, ka marrë vendim të mërkurën, me 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumica dërmuese bashkëkombas tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari”,thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Kujtojmë se të paktën 45 persona kanë mbetur të vdekur në një aksident tragjik që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bullgari.