Djali i “Titanic” ende paguhet nga filmi: Shuma që merr pas 25 vitesh

Ai ishte vetëm 5 vjeç dhe 25 vite më vonë nuk i kanë mbetur shumë gjëra në mendje nga filmi legjendar, Titanic, me Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet. Reece Thompson luante rolin e një pasagjeri të vogël që vdiq tragjikisht me nënën dhe motrën e tij, kur anija u fundos, pasi u përplas me ajsbergun.

Së fundmi, ai ka zbuluar se ende po fiton para nga roli i tij pas 25 vitesh. Më interesantja është se ai nuk mban mend shumë gjëra nga prania e tij në film. Sot, Reece është 30 vjeç dhe krahas të ardhurave nga puna e tij, merr çdo vit çeqe për të drejtën e paraqitjes në filmin e famshëm.

VIDEO:

Filmi: Në një skenë nga filmi, djali, nëna dhe motra e tij ishin në mesin e shumë pasagjerëve që prisnin hapjen e portave të klasit të tretë.

Filmi fitoi shumë, fitoi disa Oscar. Duke folur për Business Insider, Reece pranoi se merr një çek tre mujor që varion nga 100 dhe 300 dollarë. “Kjo është goxha e çuditshme. Por shpresojmë se ata vazhdojnë ta transmetojnë shumë sepse kjo do të thotë më shumë para për mua.”, tha ai.