Dodik mohon gjenocidin në Bosnjë, Mladiqin e quan hero dhe legjendë të popullit serb

Krimineli tjetër serb

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës-Hercegovinës dhe ithteri më i madh për ndarjen e Republika Srpskas, Milorad Dodik, ka thënë se vendimi i sotëm për konfirmimin ie dënimit të përjetshëm për Ratko Mladiqin, nuk ka të bëjë me të drejtën ndërkombëtare.

VIDEO:

Ai tha po ashtu se gjenocidi në Srebrenicë është një mit dhe se Mladiqi është hero.

“Çfarë drejtësie është kjo kur këtë vendiim e dëgjojnë në liri Naser Oriq, Ante Gotovina, Ejup Ganiq, Atif Dudakoviq”, ka thënë Dodik, duke iu referuar komandantëve të serbëve e kroatëve, që më herët janë shpallur të pafajshëm nga Tribunali i Hagës.

Tribunali i Hagës shpalli Mladiqin fajtor për 10 nga 11 pikat e aktakuzës, njëjtë si në shkallën e parë.

“Gjenerali Mladiq është dërguar direkt mes legjendave, e populli serb do ta kuptojë që pa shpirtin e tij, do të kishte shumë më shumë vrasje të popullit tonë”, ka thënë Dodik, përcjell B92.