Dogana dhe policia aksion në Prishtinë, kontrollohen dyqanet e telefonave

policia në aksion

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me policinë janë duke zhvilluar një aksion, me ç’rast po kontrollohen dyqanet e telefonave në Prishtinë.

VIDEO:

Aktualisht aksioni po zhvillohet në lagjen “Ulipana” në Prishtinë, aty ku ndodhen shumë dyqane të telefonave.

Këtë aksion e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, teksa detaje shtesë ka thënë se do të bëhen të ditura më vonë.