Dogana e Kosovës konfiskon telefona prej 10 mijë euro, dyshohet janë të kontrabanduar

Dogana e Kosovës

Nëpërmjet një aksioni antikontrabandë, Dogana e Kosovës u vihet pas të dyshuarve.

Me të arritur në lokacionin e parë, zyrtarët doganorë hasin në një person i cili tentoi të largohet nga lokali ku po dyshohej se kishte telefona mobilë të kontrabanduar.

VIDEO:

Më pastaj, kontrollohet i gjithë lokali ku janë një numër i madh telefonash që dyshohet se janë të pa deklaruar.

Pronarit të një mobi shopi në komunën e Ferizajt, i konfiskohen të gjithë telefonat e mençur, i njëjti ishte pronar edhe i një mobi-shopi në lokacionin tjetër ku po kryhej bastisja, në të cilin edhe aty kishte mall që dyshohet se është të kontrabanduar.

“Ky mall është sekuestruar përkohësisht pronarit i janë lëshuar dokumentet e konfiskimit pastaj vazhdohet me procedura të tjera”, tha Bekim Shala- zyrtar doganorë anti-kontrabandë.

E në përfundim të aksionit, i cili u zhvillua në tre lokacione në Ferizaj, vlera e telefonave të mençur arrin mbi 10 mijë euro.

“Vlera e përafërt është dikund mbi dhjetë mijë euro ndërsa sasia është mbi 90 telefona mobil të llojeve të ndryshme, sic po shihen Sasmsung edhe Iphone Air Pods dhe një pjesë e vogel të Nokia”, tha Shala.

Dogana e Kosovës tash e dy ditë është duke marrë një sërë masash për të luftuar krimin e organizuar, të gjitha këto raste vazhdojnë për kundërvajtje doganore.