Dogana konfiskon 61 telefona, vlera e tyre është mbi 14 mijë euro

Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës ka njoftuar se Njësitet e Antikontrabandës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një veturë të dyshimtë, brenda së cilës janë gjetur 61 telefona mobil pa dokumentacion.

VIDEO:

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Dogana ka bërë me dije se vlera e këtyre telefonave është mbi 14 mijë euro.

“Njësitet e Antikontrabandës së Doganës së Kosovës kane arritur ta identifikojnë dhe ndalojnë një veturë të dyshimte dhe me ketë rast janë gjetur 61 telefona mobil pa dokumentacion/të kontrabanduar.

E gjithë sasia me vlerë mbi 14,000 mijë €uro është konfiskuar si dhe rasti është duke u trajtuar në procedurën kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.