DokuFest përzgjidhet në mesin e ‘Festivaleve më të mira në botë’

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër DokuFest është përzgjedhur në mesin e ‘Festivaleve më të mira në botë’.

Vlerësuar nga ‘Movie Maker’, DokuFest ka arritur të jetë ndër më të mirët, sipas regjisorit Anderson Matthew dhe producentes Katie White, së bashku me një panel kineastësh dhe producentësh të tjerë që ndihmuan në listën e ‘Festivaleve më të Mirë të Filmit të Shkurtër nga Bota’.

Aspen Shortsfest, Clermont-Ferrand International Short Film Festival, Curta Cinema, Curtas Vila do Conde, në mesin e gjithë këtyre ndodhet edhe Dokufest International Documentary and Short Film Festival.

VIDEO:

DokuFest në mesin e festivaleve më të mira në botë

Dokufest përndryshe sivjet festoi edicionin jubilar, atë të 20-të të Festivalit me shfaqjen e mbi 200 filmave dhe aktiviteteve të ndryshme.

Me shfaqjen e mbi 200 filmave dhe aktiviteteve të ndryshme - çfarë e karakterizoi edicionin jubilar të 20-të të Festivalit “Dokufest”? Me shfaqjen e mbi 200 filmave dhe aktiviteteve të ndryshme – çfarë e karakterizoi edicionin jubilar të 20-të të Festivalit “Dokufest”?

Kujtojmë që që filmi “Mardhë” nga regjisorja Flaka Kokolli mori mirënjohje speciale, kurse filmi “Një fëmijë” nga regjisori Bekim Guri u zgjodh filmi më i mirë kombëtar.

DokuFest

“Reconciliation” i Marija Zidar po ashtu u shpall më i miri i edicionit të 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër. /Telegrafi/

The post DokuFest përzgjidhet në mesin e ‘Festivaleve më të mira në botë’ appeared first on Telegrafi.