Domgjoni i lumtur pasi kompletoi transferimin te Luzerni

David Domgjoni është larguar nga futbolli turk, për ta bërë hapin e madh në karrierë.

Mbrojtësi i Kosovës që shkëlqeu në dy ndeshjet në Turqi ndaj Guineas dhe Gambias karrierën do ta vazhdoj te Luzerni.

24-vjeçari për një vit e gjysmë ka qenë pjesë e Menemenspor në Ligën e Parë të Turqisë ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.

VIDEO:

Ai tanimë edhe zyrtarisht është bashkuar me Luzernin ku është prezantuar në stadiumin ‘Swiss Spor Arena’.

Prizrenasi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Luzernin, kontratë e cila do ta mbajë atë të lidhur me këtë klub deri në verën e vitit 2023.

Lojtari më parë ka luajtur edhe për Tiranën, Kastriotin e Krujës, Lirinë e Prizrenit dhe Laçin.

“Jam shumë i ngazëllyer për sfidën time të re në FC Luzern. Jam kam i lumtur që jam pjesë e një klubi të madh me tifozë të shkëlqyeshëm. Do të jap më të mirën për klubin dhe tifozët që t’i arrijmë objektivat që kemi para nesh”, ka thënë Domgjoni.

Gjithashtu mbrojtës prizrenas ka falënderuar edhe ish-klubin e tij turk, Menemenspor për gjithçka gjatë kësaj periudhe sa ka kaluar aty.

“Unë dua të falënderoj gjithashtu për gjithçka ish klubin tim Menemenspor dhe gjithë shokët e skuadrës për të gjitha që i kemi kaluar së bashku. Ju uroj shumë suksese në të ardhmen”, ka deklaruar mbrojtësi nga Kosova. /Telegrafi/

The post Domgjoni i lumtur pasi kompletoi transferimin te Luzerni appeared first on Telegrafi.