“Dorëheqje për Donika Gërvallen… PIKË.”

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi në një status në Facebook, ka kërkuar dorëheqjen për Donika Gërvallen, shkruan Ballkani.info

“Dorëheqje për Donika Gërvallen… PIKË.” ka shkruar ai.

VIDEO:

Në drejtim të kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvallës ka pasur dje gjatë ditës disa reagime lidhur me një deklaratë që e njëjta e kishte bërë dikur për Gjykatën Speciale.

Gërvalla atë kohë kishte thënë se do të ndihmonte me materiale sapo të formohej Gjykata Speciale kundër, siç thoshte ajo, kokave të organizatës kriminale Hashim Thaci dhe Kadri Veseli.

“Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në Speciale. Po kam material. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaci që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaci. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, kishte thënë Gërvalla në Dukagjin.

Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Aktivisti i PDK-së, Rinor Azizi e ka përkrahë inicativin e Bislimit për dorëheqjen e Gërvallës, duke thënë se nuk do të ndalen deri në shkarkimin e saj. /Ballkani.info/