Dorëzohet federata e Spanjës përballë Kosovës: Paralajmëron sfidën ndaj Dardanëve

Federata e Futbollit të Spanjës më në fund i është dorëzuar presionit të bërë nga ana e Kosovës se duhet të luajë si me çdo shtet tjetër.

Politikisht, spanjollët nuk e njohin Republikën tonë, mirëpo në rrafshin sport, kanë filluar ta bëjnë këtë gjë.

Sot (e mërkure) Furia e Kuqe do të jetë nikoqir i Dardanëve në takimin që luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror nga ora 20:45.

VIDEO:

Analizë, parashikim dhe lojtarët më të mirë të të dyja skuadrave: Spanjë – Kosovë Analizë, parashikim dhe lojtarët më të mirë të të dyja skuadrave: Spanjë – Kosovë

Ballafaqimi do të luhet në stadiumin “La Cartuja” në Sevillë dhe kjo është një fitore e Kosovës në rrafshin e asaj se ne jemi shtet i pavarur.

Derisa mediat spanjolle kishin filluar të mos e quanin vendin tonë si shtet, dje (e marte), menaxheri i Përfaqësueses e detyroi gazetarin e AS që ta quajë Kosovën shtet dhe t’i drejtohet Bernard Challandes si selektor.

Federata e Spanjës paralajmëroi në faqen e tyre në Twitter ndeshje ndaj Kosovës, duke iu referuar si shtet dhe natyrisht se në stadium do të jetë flamuri ynë dhe do të intonohet himni. /Telegrafi/

The post Dorëzohet federata e Spanjës përballë Kosovës: Paralajmëron sfidën ndaj Dardanëve appeared first on Telegrafi.