Dortmund mposht bindshëm Schalke-n në ‘Veltins Arena’

Dortmund fiton me “poker” derbin e Ruhrit ndaj Schalke 04 në stadiumin “Veltins-Arena” me rezultatin 0:4, njofton Insajderi.

Për skuadrën ‘verdhezi’ serinë e golave e hapi Jadon Sancho në minutën e 42-të, pas tri minutash ekzaktësisht në të 45-tën ishte Erling Haaland ai që dyfishoi rezultatin. Me shifrat 2:0 për mysafirët u mbyllën 45 minutat e parë të takimit.

VIDEO:

Në pjesën e dytë, miqtë do shënoni edhe dy herë të tjera. Fillimisht në minutën e 60-të ishte Guerreiro që realizoi golin e tretë për mysafirët, ndërsa mbylli serinë e golave Erling Haaland, kur po zhvillohej minuta e 79-të, i cili realizoi një dopietë në sfidën e sotme.

Me këtë sukses Dortmund renditet në vendin e gjashtë në kuotën e 36 pikëve, po aq sa Bayer Leverkusen i vendit të pestë. /Insajderi.com