Dua Lipa – artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2020

Këngët e Dua Lipës u dëgjuan më shumë se të kujtdo tjetër në radion dhe televizionin britanik gjatë vitit të kaluar, falë albumit të saj “Future Nostalgia”.

Duke qenë në krye të klasifikimit, ajo ka lënë pas Ed Sheeran, i cili u shpall artisti më i dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit që nga 2017.

Dy nga këngët e saj, “Physical” dhe “Don’t Start Now”, ishin ndër 10 këngët më të popullarizuara në valët e Mbretërisë së Bashkuar.

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

VIDEO:

Kënga më e dëgjuar nga të gjithë ishte “Blinding Lights” e The Weeknd.

Dua Lipa me dukje të veçantë në klipin e këngës “Love Again” Dua Lipa me dukje të veçantë në klipin e këngës “Love Again”

Shifrat u përpiluan nga kompania e licencimit të muzikës PPL, e cila monitoron këngët më të dëgjuara në televizion dhe radio.

Sheeran është artisti i dytë më i dëgjuar, i ndjekur më pas nga Ariana Grande dhe Sam Smith.

The Weeknd (Foto: Getty Images)

Në vend të pestë u rendit Calvin Harris, Little Mix në vendin e gjashtë, vendin e shtatë e zuri Coldplay, Justin Bieber në vendin e tetë, Maroon 5 në vendin e nëntë dhe në vendin e dhjetë u rendit The Weeknd.

“Future Nostalgia” u publikua vetëm katër ditë para izolimit të parë të Mbretërisë së Bashkuar marsin e 2020.

Albumi i dytë i Dua Lipës ishte më i shituri i vitit 2020 në Mbretërinë e Bashkuar, duke fituar për ‘albumin e vitit’ në “Brit Awards” dhe ‘albumin më të mirë’ në “Grammy Awards”.

Foto: BBC

“Future Nostaglia” po ashtu shkroi historinë duke u bërë albumi i parë i një artisteje femër që kryeson top listën e albumeve për dy javë rresht në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

The post Dua Lipa – artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2020 appeared first on Telegrafi.