Dua Lipa plot elegancë dhe shkëlqim, duket mahnitëse në imazhet e reja në Instagram

Ylli shqiptar i muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa, çdo gjë që e bën kujdeset që ta bëjë me shumë stil.

Prandaj edhe paraqitjet e saj janë gjithmonë unike dhe marrin vëmendjen e duhur si të fansave ashtu edhe medieve botërore.

Këngëtarja e famshme që ndiqet nga më shumë se 72 milionë ndjekës në Instagram, ka mahnitur edhe një herë me imazhet e reja.

Foto: Dua Lipa/Instagram

VIDEO:

Në një kostum të zi elegant, me sytjena po ashtu të zeza që i kombinoheshin në mënyrë perfektë me flokët e saj të gjata dhe të drejta, Dua dukej si gjithmonë joshëse.

Foto: Dua Lipa/Instagram

26-vjeçarja pranoi mijëra komente nga ana e adhuruesve, të cilët janë gjithmonë aty për artisten që nuk i zhgënjen asnjëherë me paraqitjet.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Kujtojmë që së fundi Dua ka zbuluar data e turneut botëror të “Future Nostalgia”, që nisë në Amerikën veriore.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja kosovare me famë botërore ka munguar në eventin e madh të modës Met Gala që u mbajt të hënë (13 shtator).

https://telegrafi.com/dua-lipa-shkelqen-ne-kreacionin-e-stilistes-shqiptare-qe-po-ben-emer-neper-bote-nensi-dojaka/

Ndërkohë, Dua pak ditë më parë lansoi “remix”-in  këngës “Cold Heart”, në bashkëpunim me Elton John dhe The Blessed Madonna. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/Instagram

The post Dua Lipa plot elegancë dhe shkëlqim, duket mahnitëse në imazhet e reja në Instagram appeared first on Telegrafi.