“Duhet me ikë prej këtij vendi”, Tahiri jep detaje nga industrinë e ndërtimit në Podujevë

Besnik Tahiri

Besnik Tahiri kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e AAK-së, ka njoftuar për gjendjen e industrisë së ndërtimit në Podujevë.

VIDEO:

“Ky sektor është në vështirësi, ashtu si edhe vetë zgjidhjet urbane, Podujeva, tash e 20 vite ka Drejtori për Urbanizëm, por fare planifikim urban. Për këta tre muaj, kam bashkëbiseduar me të rinj, me pronarë ndërtimesh dhe kam parë që kjo industri ka nevojë për dorën e shtetit, e në veçanti për dorën e Komunës”, shkroi Tahiri në një postim në Facook, përcjell Ballkani.info.

Ndër të tjera Tahiri ka treguar se për synimet e punëtorve, ai thotë se shumica duan ose të largohen ose të gjejnë mundësi tjera.

Shumica prej tyre, fjalën e parë e kanë, ‘duhet me ikë prej këtij vendi’, pra synimet e tyre janë, ose të largohen ose të gjejnë mundësi tjera. Problemi më i madh, përveç punës së vështirë, mbetet angazhimi sezonal dhe pamundësia për të gjeneruar të ardhura dhe siguruar mirëqenie për familjet, tregoi Tahiri. /Ballkani.info/

Postimi i plotë i Tahirit: