Duhet të shihni tatuazhin që Haley bëri në nder të Justin Bieber

Haley Baldwin nderoi këngën e re të Justin Bieber që titullohet “Peaches”, duke bërë tatuazhe të njëjta me bashkëshortin e saj, njofton Insajderi.

Një ditë pasi Bieber prezantoi tatuazhin e tij të ri – që është një pjeshkë si referencë e titullit të këngës – edhe Haley njoftoi se kishte bërë po të njëjtën tatu.

VIDEO:

Tatuazhi simbolizon edhe njëherë rikthimin e këngëtarit në muzikë, pas një kohë të gjatë pauzë. Justin Bieber vitet e fundit ka qenë shumë i zëshëm për problemet e tij të shëndetit mendor, dhe se gjithçka ishte më mirë kur ai kërkoi ndihmë. /Insajderi.com