Dukagjini Bookstore me 2 prill do t’i ndajë 15% të fitimeve për shoqatën “Autizmi”

Nesër,  më datë 2 prill, është ditë që ndërlidh dy gjërat më të rëndësishme për Dukagjini Bookstore: librat dhe fëmijët. Për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë dhe Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit ndaj Autizmit, Dukagjini Bookstore do ta organizoj një kampanjë të veçantë.

Në këtë ditë, për çdo blerje të librave për fëmijë, 15% e fitimeve do t’i dhurohen shoqatës “Autizmi”. Këto fonde do të ndihmojnë këtë shoqatë që të ofroj kushte më të mira për fëmijët me autizëm.

VIDEO:

Mesazhi kryesor i kauzës është rëndësia e librit për fëmijët – pa asnjë dallim. Eventi i kësaj dite na kujton që duhet të jemi të ndërgjegjësuar për ndryshimet që na bëjnë të veçantë.

Ndihma më e madhe që mund të ju ofrojmë shoqatave si “Autizmi” dhe njerëzve që ata ndihmojnë është pranimi dhe dashuria pa kushte.

The post Dukagjini Bookstore me 2 prill do t’i ndajë 15% të fitimeve për shoqatën “Autizmi” appeared first on Telegrafi.