Dwayne Johnson befason dhe e bën të qaj një fans, teksa i dhuron kamionin e tij të personalizuar nga filmi “Red Notice”

Dwayne Johnson tanimë nuk është i panjohur për dhuratat që shpesh herë i bën fansave, me një të fundit që e bëri të qaj nga gëzimi.

Aktori 49-vjeçar mbajti një shfaqje speciale të filmit të tij të ri të Netflix “Red Notice” në Los Angeles, teksa po u shërbente fansave edhe tekilën e tij, Teremana.

Ai kishte një surprizë shumë të veçantë për një nga shikuesit, saktësisht për Oscar Rodriguez, duke i dhuruar atij kamionin personal të aktorit, për ta falënderuar për të gjitha të mirat që ka bërë.

Dwayne Johnson (Foto: Instagram)

VIDEO:

“Sot ishte një ditë e mirë. Gëzuar Krishtlindjet dhe shijoni kamionin tuaj të ri”, filloi Johnson.

Të gjitha lajmet nga Dwayne Johnson Të gjitha lajmet nga Dwayne Johnson

“I ftova fansat në një shfaqje speciale teatrore të Red Notice dhe doja të bëja diçka interesante për të gjithë ata”, vazhdon më tej aktori duke treguar se kishte shumë gjëra të tjera që ishin falas.

“Lirohuni nga gjithçka dhe shijoni një kohë të mirë në kinema”.

Dwayne Johnson (Foto: Instagram)

Rock shpjegoi se donte të bënte diçka të madhe dhe të paharrueshme për një fans të pranishëm të quajtur, Oscar.

Ai shtoi se donte të dhuronte Porsche Taycan që e kishte vozitur në “Red Notice”, por Porsche nuk e lejonte.

Në vend të kësaj, ai vendosi të dhuronte ‘kamionin e tij personal si dhuratë, dhe mblodhi sa më shumë informacion për të gjithë në shfaqje, përpara se të vendoste për Oscar.

Dwayne Johnson (Foto: Instagram)

“Kujdeset për nënën e tij 75-vjeçare. Trajner personal. Udhëheqës në kishën e tij. Ofron mbështetje dhe ushqim për viktimat e dhunws në familje. Qenie njerëzore e mirë”, tha aktori për fansin.

Rodriguez foli sesi The Rock e ka frymëzuar vazhdimisht dhe në atë moment u ngrit e i dha një përqafim të madh, i pushtuar nga emocionet duke vazhduar, “Ti bën shumë të mira për njerëzit”.

“Shumë e veçantë dhe se ishte një nder për t’i dhënë pak gëzim një shoku që meriton ndoshta shumë më tepër sesa thjesht kamioni im”, përfundon Johnson. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by therock (@therock)

The post Dwayne Johnson befason dhe e bën të qaj një fans, teksa i dhuron kamionin e tij të personalizuar nga filmi “Red Notice” appeared first on Telegrafi.