Dy të lënduar në një aksident trafiku në Lipjan

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur sot, e martë, në fshatin Banullë të Lipjanit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin për Gazetën Online Insajderi.

VIDEO:

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, ku kanë qenë të përfshira dy vetura.

Sipas Ahmetit, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00, në fshatin Banullë të Lipjanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo./Insajderi.com