Dyshohet për kontrabandim me telefona, dogana aksion në Ulpianë

Të martën pas orës 12:00, Dogana e Kosovës ka nisur një aksion në disa mobil shqop në lagjen Ulpiane, Prishtinë.

Burime të Shqip.com tregojnë se do të bastisen mobil shqop si Fifa, Gega, Arsi dhe Asr.

VIDEO:

Dyshohet se aty gjenden telefona që kanë hyrë në mënyrë të kontrabanduar.

Sipas ligjeve në fuqi çdo mall i importuar duhet t’i nënshtrohet rregullave doganore.

Këtu përfshihet edhe tarifa doganore e cila duhet të paguhet.

Por, ka raste kur merren edhe rrugë tjera ilegale.

Mbi këto dyshime dogana filloi aksionin e sotëm i cili po vahzdon edhe më tutje. /Insajderi.com