E ardhmja e luftimeve, ushtarët stërviten me qentë robotë – planifikohet përdorimi i pajisjeve tjera në stilin “Terminator”

Ushtria franceze ka filluar stërvitjet ushtarake me qentë robot, kurse po shqyrton mundësinë e përdorimit të droid dhe që duken sikur nga skenat e filmave fanta-shkencë ngjashëm me ato të “Terminator”.

I quajtur Spot, ky qen-robot për herë të parë është përdorur nga policia në New York, kurse tani po i përdor edhe ushtria franceze, transmeton Telegrafi.

Kompania amerikane Boston Dynamics ka zhvilluar këta robotë, kadetët e të cilët nga kolegji San Sir përdorin simulatorë për luftime, shkruajnë mediat britanike.

Kompania ka bërë të ditur që Spot “është një robot që bën lëvizje të ndryshme. I njohur si “qeni digjital”, mund të hap dyert, të ngrit mjete të ndryshme dhe ju mundëson policëve të kontrollojnë hapësira të caktuara në mënyrë që mos t’ju rrezikohet jeta atyre.

VIDEO:

Trajnimi me Spotin është organizuar pasi është publikuar raporti i ministrisë së Mbrojtjes, ku propozohet që ushtria franceze të lejohet t’i përdor “pjesërisht makineritë autonome” gjatë luftimeve.

Në anën tjetër, Komiteti për Etikë konsideron që ky sistem “Terminator” do të mund të ndihmonte ushtarët në identifikim dhe të mbrojnë caqet e armikut.

Në raport thuhet se ushtarët do të mund të fikim makineritë në çdo moment dhe bëhet thirrje që të ndalen plotësisht sistemet e pavarura “të programuar që të mos mund të ndryshojnë mënyrën e funksionimit”.

Vendet e perëndimit përfshirë SHBA-të, kanë refuzuar të ndalin zhvillimin e makinerive robotike. Dronët bombardues prej vitesh përdoren në luftëra, megjithatë kanë hasur në kritika të ashpra nga grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut – kjo për faktin se mund të lansojnë raketa në caqe të armikut pa “urdhrin” e njeriut.

Nga Boston Dynamics, kanë bërë të ditur që Spoti i ri nuk është bërë të lëndojë njerëz.

“Nuk duam që klientët tonë që përdorin robotët që të lëndojnë njerëzit. Është një model testues për të cilin kemi nevojë më shumë të mësojmë dhe të përcaktojmë nëse mund të përdoret pa lënduar njerëz”, thuhet ndër tjera.

Pavarësisht kësaj, policia e New Yorkut ka hequr dorë nga marrëveshja që kap vlerën e 94 mijë dollarë me kompaninë sepse robotët për ta “ishin rrëqethës”.

Zëdhënësi i kryetarit të New Yorkut, Bill De Blasio, ka thënë se kryetari i qytetit po ndihet mirë që është neutralizuar qeni-robot. Është “rrëqethës” dhe dërgon porosi të gabueshme, ka shtuar zëdhënësi i “Mollës së madhe”.

Spoti ka filluar të shitet gjatë qershorit të vitit të kaluar me një çmim prej 74.500 dollarë. Aktualisht ekzistojnë rreth 400 robotë që përdoren në mbarë botën – përfshirë në fabrikën e Ford Motors dhe British Petrolum.

Hyundai së fundmi ka bërë të ditur se do të blejë këtë robot për fabrikat e saj, e vlera e kontratës kap shumën e 1.1 miliard dollarëve. /Telegrafi/

The post E ardhmja e luftimeve, ushtarët stërviten me qentë robotë – planifikohet përdorimi i pajisjeve tjera në stilin “Terminator” appeared first on Telegrafi.