“E di që jeni krenare me babanë që patët”, Qëndron Kastrati humb një person të dashur

Kryetari i Kamenicës

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka humbur një person shumë të dashur të familjes.

Kastrati përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur axha i tij, Aqif Kastrati.

VIDEO:

Ai ka shkruar disa fjalë për të dhe familjen e tij, duke u ndjerë shumë krenarë për personin që ishte.

Postimi i plotë i Kastratit

Familjarë e miq,

Me dhimbje të madhe ju njoftojmë që në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë xhaxhai im, familjari ynë i dashur Aqif (Sabit) Kastrati.

Do ta kujtojmë përherë si njeri që dha aq sa pati për këtë vend. Tregimet dhe fjalët e tij do t’i kemi në mendje secilën ditë. Vuajtjet e mëdha që i përjetoi prej kur ishte fëmijë e deri në fund të jetës do t’i mbajmë gjithmonë në kokë për të na dhënë kurajo.

Tetja Dritë, e di që je krenare me bashkëshortin që pate dhe ashtu duhet të mbetesh. Rozafë e Marigonë, e di që jeni krenare me babain që patët dhe ashtu duhet të mbeteni. Halla Ismete, e di që je krenare me vëllain që pate dhe ashtu duhet të mbetesh. E di, sepse ne jemi krenarë per xhaxhain e familjarin tonë qe e patëm dhe krenarë do të mbesim.