E frikshme! Gruaja pëson alergji nga vaksina e AstraZeneca

AstraZeneca

41 vjeçja thotë se është në dhimbje të padurueshme edhe pse kanë kaluar 2 javë nga marrja e vaksinës.

Leigh King, një grua 41 vjeçe nga Skocia, ka përjetuar një reaksion alergjik shumë të rëndë pas marrjes së vaksinës anti-covid të prodhuar nga AstraZeneca.

VIDEO:

Ajo ka marrë dozën e parë të vaksinës para 2 javësh, dhe thotë se ajo akoma është në dhimbje të padurueshme.

Sapo morri vaksinën e parë, e gjithë lëkura e saj u mbulua nga njolla të kuqe dhe puçrra. Zonat e irrituara dhembin shumë dhe janë vazhdimisht me temperaturë të lartë.

King ka thënë se ajo nuk ka ndjerë asnjëherë në jetën e saj dhimbje kaq të rëndë. Ajo ka shkuar 3 herë në spital mirëpo mjekët nuk e kanë pranuar pavarësisht dhimbjeve të mëdha që ajo po përjeton.

Ky lloj reagimi alergjik është cilësuar nga zyrtarët shëndetësorë britanik si i pazakonte dhe prekë 1 në 100 njerëz.

Deri më tani janë regjistruar 3,795 raste që kanë përjetuar këtë lloj të reagimit alergjik. Nuk është akoma e qartë se a ka pasur këtë reagim ndaj vaksinës, apo sistemi imunitar ka reaguar më shumë sesa duhet ndaj vaksinës.

Ky lloj reagimi nuk është i listuar fare tek reagimet alergjike nga vaksina e Pfizer por disa mijëra persona janë deklaruar të kenë pasur atë reagim pas marrjes së vaksinës.

King ka thënë se ajo nuk vuan nga asnjë sëmundje dhe nuk ka pasur alergji më parë në asnjë lloj të barërave.

Agjencia e rregullimit të barërave në Britani i ka cilësuar të gjitha vaksinat deri më tani si të sigurta për përdorim.

Gjermania tani ka suspenduar përdorimin e vaksinës AstraZeneca për personat nën moshën 60 vjeçe pasi u shfaqen 31 rate me mpiksje gjaku të rrallë në 2.7 milionë persona të vaksinuar.