E konfirmuar: Kluivert do të huazohet te Nice

Anësori i Romës, Justin Kluivert, do ta kalojë sezonin 2021/2022 në Ligue 1 te klubi i Nice.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se tashmë është e konfirmuar se 22-vjeçari do të huazohet në kampionatin francez.

VIDEO:

Sipas tij, Nice do ta ketë edhe opsionin e blerjes, ndërsa 22-vjeçari tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me klubin e ardhshëm.

(Foto: Instagram/justinkluivert)

Me ardhjen e Jose Mourinhos në postin e trajnerit të Romës, strategu portugez ua bërë të qartë lojtarëve që nuk bëjnë pjesë në planet e tij.

Anësori holandez ishte njëri prej tyre, ashtu që duhej të gjente një klub të ri. /Telegrafi/

The post E konfirmuar: Kluivert do të huazohet te Nice appeared first on Telegrafi.