E paraburgosura në Ferizaj ia vë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave në qeli

Ferizaj

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar për një rast ku një femër në qendër të mbajtjes ia ka vënë zjarrin dyshekëvedhe mbulojave në qeli.

VIDEO:

Njësiti i zjarrëfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.

Njësia policore ka intervenuar menjëherë dhe më pas i kanë shpërndarë të dyshuarit nëpër qendra të tjera të mbajtjes.
Këtu keni njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës:

“Rr. Reçakut, Ferizaj 14.0102022 – 20:00. Raportohet se e dyshuara femër kosovare e cila ishte e ndaluar në qendrën e mbajtjes i ka vënë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave në qelin ku ishte e vendosur. Njësitë policore kanë intervenuar menjëherë dhe kanë bërë evakuimin e të gjithë personave të cilët ishin të ndaluar në qendrën e mbajtjes, më pas të dyshuarit janë dërguar nëpër qendra tjera të mbajtjeve. Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.