E pyesin “e dije për Andin e Melisën?”, kështu përgjigjet Tea

Dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Melisa Lleshi dhe Andi Shehu, ditë më parë zyrtarizuan atë që tash e një kohë dihej – lidhjen e tyre të dashurisë, njofton Insajderi.

Puthja e tyre pasionante në klipin e Melisës, dhe pastaj dedikimet e dashurisë në rrjete sociale, i dhanë fund spekulimeve.

Por, së fundi ndjekësit e tyre janë bërë kureshtar të pyesin Tea Trifonit, nëse kjo e fundit ka qenë në dijeni për lidhjen e dyshes.

VIDEO:

E kurioziteti s’kishte si të mungonte, pasi ishte Tea dhe jo Melisa, ajo e cila doli çift me Andin nga emisioni, ndonëse më pas të dy e pranuan që e kishin bërë për “show”.

Ish-protagonistja e emisionit në një bashkëbisedim me ndjëksit në Instagram, u pyet “ishe në dijeni për Andin dhe Melisën”.

Por, Tea vendosi që këtë përgjigje ta japë përmes një video të Melisës, e cila shprehet:

“Po e dinte dhe gjithmonë na ka mbështetur dhe nuk e kuptoj pse doni të na përçani sepse nuk ekziston një përçarje. Gjithmonë na ka mbështetur [Tea] dhe duhemi shumë”.

Ndërkohë, Tea të paktën zyrtarisht është beqare, pas ndarjes me djalin nga Kosova, Beart Rexhepin./Insajderi.com