“E tmerrshme” – Chris Smalling e komenton veprimin e Chiellinit ndaj Sakas

Chris Smalling ëhstë lojtari i fundit që e ka komentuar finalen e Euro 2020 mes Italisë dhe Anglisë.

Azzurët fituan përmes penalltive ndaj Tre Luanëve, duke marrë kështu trofeun e dytë në histori të tyre.

Bëhet tatuazhë momenti kryesor i finales së Euro 2020 me protagonistë Chiellinin e Sakan Bëhet tatuazhë momenti kryesor i finales së Euro 2020 me protagonistë Chiellinin e Sakan

VIDEO:

Smalling komentoi veprimin e Giorgio Chiellinit ndaj Bukayo Sakas, duke thënë se ishte e vështirë të shikohej një moment i tillë, por që edhe ai do ta bënte të njëjtën gjë.

“Ishte e tmerrshme ta shikoja si tifoz i Anglisë, por nëse rolet do të ndryshoheshin, nëse do të isha gjendur në vendin e tij, do të kisha bërë të njëjtën gjë”, ka thënë mbrojtësi anglez.

Peticioni i krijuar nga tifozët kërkon rikthimin e finales së Euro 2020, pas ndërhyrjes anti-sportive të Chiellinit në Buakyo Sakan Peticioni i krijuar nga tifozët kërkon rikthimin e finales së Euro 2020, pas ndërhyrjes anti-sportive të Chiellinit në Buakyo Sakan

“Falë këtyre veprimeve dinake ata arritën ta menaxhojnë si duhet atë finale, duke ndihmuar shumë shokët e tyre më të rinj në kombëtare”.

Mbrojtësi po ashtu foli për marrëdhëniet e tij me “Special One”, me të cilin u takua që kur luajti me Manchester United nga viti 2016 deri më 2018: “Kur ishim së bashku, herën e kaluar, fituam disa trofe, kështu që shpresoj të jem në gjendje të fitoj përsëri sezonin e ri me të”. /Telegrafi/

The post “E tmerrshme” – Chris Smalling e komenton veprimin e Chiellinit ndaj Sakas appeared first on Telegrafi.