Edhe në Pejë filloi vaksinimi, vaksinohet drejtori Skender Dreshaj

Edhe në Komunën e Pejës mëngjesin e sotëm ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësorë me vaksinën kundër Covid-19. I pari që e mori dozën e parë të vaksinës është drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Skender Dreshaj i cili tha se kjo vaksinë duhet të merret nga të gjithë.

Më pas u vaksinua edhe drejtori i repartit të Infektivës në këtë spital, Halil Komoni i cili tha se me në fund edhe në Kosovë erdhi kjo vaksinë përmes të cilës do ndalet ky termet që shkaktoi koronavirusi.

VIDEO:

E drejtori i Shëndetësisë, Petrit Loci tha se procesi i vaksinimi në Pejë po shkon mirë dhe 1 mijë dozat e dedikuara për mjekët e kësaj komune janë të mjaftueshme. Vaksinimi po bëhet në qendrën kryesore të vaksinimit në Pejë.

Në këtë komunë u vërejt një interes i shtuar i profesionistët shëndetësor që donin të vaksinoheshin./kp/

 

The post Edhe në Pejë filloi vaksinimi, vaksinohet drejtori Skender Dreshaj appeared first on Telegrafi.