Edhe zyrtarisht, Gjermania ka mbi 100 mijë njerëz të vdekur nga coronavirusi

Shifrat zyrtare të publikuara të enjten tregojnë se Gjermania është bërë vendi i fundit që ka kaluar momentin historik të zymtë të 100 mijë vdekjeve nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Agjencia gjermane e kontrollit të sëmundjeve sot ka regjistruar 351 vdekje të reja në lidhje me coronavirusin gjatë 24 orëve të fundit, duke e dërguar numrin e përgjithshëm në 100,119.

Në Evropë, Gjermania është vendi i pestë që kalon këtë shifër, pas Rusisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Francës, raporton euronews.

VIDEO:

Kjo vjen mes një debati të ashpër nëse Gjermania duhet të prezantojë vaksinimin e detyrueshëm.

Kancelarja Angela Merkel njoftoi tashmë se qeveria do të vendosë kufizime më të forta ndaj qytetarëve të pavaksinuar.

Dhoma e ulët e parlamentit të vendit, Bundestagu votoi të enjten në favor të kufizimeve të reja.

Masat u propozuan nga tre partitë që priten të formojnë koalicionin e ardhshëm: Social Demokratët (SPD), liberalët dhe të Gjelbërit. /Telegrafi/

The post Edhe zyrtarisht, Gjermania ka mbi 100 mijë njerëz të vdekur nga coronavirusi appeared first on Telegrafi.