Einxhel Shkira largohet nga shtëpia e Big Brother VIP si më e votuara e javës

Në spektaklin e së martës është larguar konkurrenti i radhës nga Big Brother VIP.

Mes Ilirit, DJ Dagzit dhe Einxhel që ndodheshin në televotim gjatë javës, banorja më e votuar nga publiku për të dalë rezultoi moderatorja Einxhel Shkira.

Ajo u largua mes lotësh nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, pasi la prapa DJ Dagzin, me të cilin krijoi një lidhje brenda ambienteve të BBV.

VIDEO:

Foto: Top Channel

Einxhel Shkira ka qenë pa diskutim një prej banoreve më të forta të këtij spektakli dhe shpesh ajo është nominuar nga banorët e tjerë nën arsyen si konkurrente e fortë.

Nga tradhtia, divorci e deri te azili i dështuar në Suedi, Arjola Demiri bën rrëfimin emocional në BBV: Kam tentuar të vras veten Nga tradhtia, divorci e deri te azili i dështuar në Suedi, Arjola Demiri bën rrëfimin emocional në BBV: Kam tentuar të vras veten

Ndërkohë banori i parë që shpëtoi nga televotimi si më pak i votuari për të dalë, ishte balerini Ilir Shaqiri. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

The post Einxhel Shkira largohet nga shtëpia e Big Brother VIP si më e votuara e javës appeared first on Telegrafi.